Mërgimtari 33 vjeçar Shqiptar bën “Bela” në Zvicër, Ja çfarë ka ndodhur në St.Gallen…


 

Sipas hetime të deritanishme, dy gra të moshës 31 dhe 34-vjeçare, kanë qenë duke shetitur jashtë me qenin e 34-vjeçares në rrugën “Gärtlistrasse” në Sevelen, St Gallen të Zvicrës. Më pas ata takuan një grua të panjohur me karrocë dhe një qen të vogël, kur qeni i 34-vjeçares filloi të leh.





Me këtë rast u shkaktua një debat i shkurtër mes dy pronarëve të tyre. Gjatë këtij debati dyshohet se ka ardhur në vendngjarje një kosovar 33-vjeçar i pa përfshirë, i cili e ka ofen duar 34-vjeçaren.

Pronarja e panjohur me karrocën më pas u largua nga vendndodhja.





Më pas 33-vjeçari ka kanosur me mjet preres dy femrat dhe e ka lenduar lehtë në kofshë 34-vjeçaren.

Kur 31-vjeçarja tërhoqi vëmendje për situatën e saj aty, në ndihmë erdhën dy burra të tjerë. Më pas kosovari 33-vjeçar është larguar.

Ai u ndalua të mërkurën pas një hetimi fillestar, raporton portali Shtegu. Edhe dy burrat që i ishin bashkuar janë larguar pa lënë të dhënat e kontaktit.

Përveç dy burrave dhe gruas me karrocë, ngjarjen ka të ngjarë ta kenë parë edhe persona të tjerë. Personat që mund të japin informacion mbi rrjedhën e ngjarjeve u kërkohet të raportojnë në Policinë e Kantonit St. Gallen. /Shtegu

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER