Pamje nga momenti kur ngasësi në Pejë për plas rëndë me veturë dy të mitur
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodh sot rreth orës 14:45 ne qytetin e Pejës, ku janë goditur dy fëmijë.
Gazeta Sinjali mëson se fëmijët i përkasin moshës 8 dhe 9 vjeçe të cilat janë dërguar në Spitalin e Pejës pasi kanë pësuar lëndime trupore nga goditja e veturës. Njëri nga ta tash është duke u trajtuar në QKUK.
Për rastin është ndalur për 48 orë shoferi i veturës për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ai është Kujtim Miftaraj nga Klina e Epërme e Komunës së Skenderajt.
Tashmë kanë dalë edhe pamjet nga momenti kur ngasësi përplas me veturë dy të miturit.
Kujdes, pamjet e publikuara nga Klan Kosova janë të rënda.

.png)