Sulm në qendrën tregtare/ 5 të vr arë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe një foshnje


 

Një person ka sul.muar me thikë disa qytetarë në një qendër tregtare të Sidnej, mëngjesin e kësaj të shtune. Gjatë këtij sulmi kanë mbetur të vde,kur 5 persona, ndërsa janë plagosur dhe disa të tjerë.



Sipas raportimeve të DailyMail, mes të plagosurve ndodhet edhe një foshnje 9- muajshe bashkë me nënën e saj, të cilat ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Ngjarja e ndodhur rreth orës 16:00 me orën lokale ose rreth orës 7:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, ka ngritur dyshimet e autoriteteve vendase për një sulm të mundshëm terrorist.

Autoritetet vendase bëjnë të ditur se agresori i këtij sulmi ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes, pasi u godit nga një oficere e policisë së zonës që ishte në patrullë gjatë momentit kur ndodhi sulmi.

Nisur nga hetimet e policisë, agresori i sulmit nuk ka vepruar i vetëm ndërsa po punohet për të kapur bashkëpunëntorin e tij.

Sipas qytetarëve të ndodhur në vendngjarje, sulmuesi ishte”i cmendur”, pasi godiste gjithkënd që i dilte para, e ndërsa të tjerë që ndodheshin jashtë shprehen se nuk po e kuptonin se cfarë po ndodhte pasi shikonin vetëm njerëz që dilnin nga qendra tregtare me rroba të mbuluara në gjak.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER