Sveçla përgëzon aksionin Antidrogë: Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug


 

I pari i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla ka lavdëruar Policinë e Kosovës për kapjen e 10 kilogramëve të heroinës përmes një aksioni taktik të Njësisë Antidrogë. Sasia e konfiskuar kap vlerën 200 deri 250 mijë euro.

Ai ka shkruar se Kosova nuk është zonë sigurie për kriminelët dhe ilegalitetin duke shtaruar se i kanë shpallur luftë.




“Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro. Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi”, ka shkruar Sveçla në facebook.

Tutje, ai thotë se Kosova po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti”.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER