Aksident i rëndë trafiku afër konvikteve, personat e lënduar shihen të shtrirë në asfalt



 Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.



Nga pamjet shihet se janë të përfshirë dy vetura.


Si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë mbetur të lënduar, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.




Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER