Aksidenti tragjik në Tropojë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën


 


Ky është 20-vjeçari nga fshati Margegaj i Tropojës që humbi jetën në një aksident automobilistik në rrugë.






I riu udhëtonte me një automjet, drejtuar nga një shok i tij, kur u përplasën anës rrugës dyshohet si pasojë e shpejtësisë.


Erimsjan Gjocaj, ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.



Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.




Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER