Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë




 Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.





Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.

Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda  është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht se personi që po kërkohej për plagosjen e trefishtë në Pejë është: Agron Gashi, i cili ishte arrati deri në momentin e arrestimit nga Policia.



Kush është Agron Gashi?

Agron Gashi, i cili është nga fshati Ozdrim i Pejës, ka të kaluar kriminale, të pasur me plot vepra penale, që dyshohet se i ka kryer në vazhdimësi.




Jo më larg se në dhjetorin e vitit të kaluar, Gashi e kishte goditur me veturën e tij një zyrtar policor që ishte në detyrë.

Menjëherë pas akitit, siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Gashi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas e kishte braktisur veturën, për t’u arratisur, me qëllim që të shpëtojë nga prangat.

Për rastin ndaj policit, ai rëndohej me veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Por, ky dhe rasti i mbrëmshëm, nuk janë veprat e vetme të tij.

Gashi, që është vetëm 21-vjeçar, ka qenë subjekt i hetimit për veprat si “Kanosje”, “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” e raste të ndryshme të “Lëndimit trupor” – incidente në të cilat është përfshirë në vazhdimësi.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER