E dhimbshme: Gruaja shtatzënë që vdiq në spitalin e Prizrenit u dërgua në gjendje të rëndë – Policia nis hetimet


 

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku një grua shtatzënë humbi jetën, raporton Gazeta Sinjali.




Ky rast ka pikëlluar familjen Ibrahimi në Prizren, por edhe gjithë miqtë e tyre, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e 24-vjeçares.

E ndjera E.Ibrahimi, u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe akoma nuk dihet se si iu përkeqësua gjendja dhe ku ishte trajtuar më parë.

Pritja e ëmbël u kthye në dhimbje për gjithë familjen që humbën më të dashurën e tyre.

Njoftimin për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe disa familjarë të tyre në rrjetet sociale.




Gruaja la pas vetes burrin dhe një fëmijë.


Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.


“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”


Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER