Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u arratis pas plagosjes në Prizren, ka të kaluar kriminale


 


Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sonte në Nashec të Prizrenit, ku u plagos një person, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por i dyshuari ka arritur të ikë, raporton Gazeta Sinjali.




Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari lidhur me këtë rast është Besnik Ukaj.

Ukaj, i cili është arratisur me veturën e tij, është emër i njohir për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale.




Ai është hetuar për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren, për çka Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht atë kohë.

Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER