Luiz Ejlli thyhen heshtjen për Big Brother dhe tregon padrejtësitë: Më përdorën familjen


 


Këngëtari Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjen dhe të kujtohet si fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”.


Këtë pasdite në një video të publikuar në Instastory, ai për herë të parë ka folur pa doreza dhe pa presionin e një kontrate të bujshme, për atë që ka kaluar në ”Big Brother Albania Vip 2”.


Teksa flet për padrejtësitë që i janë bërë që nga përdorimi i familjes, por pa thënë se nga kush, ai më shumë ka falënderime për Kiarën, dhe për familjen e bukur që ata kanë krijuar, me ardhjen edhe në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari më 30 prill.





Më kujtohen të gjitha padrejtësitë, sulmet, mënyra sesi u përdor familja ime, Kiara po ashtu, për të më rënë, për të më ulur, dhe ja dola. Ja dola falë jush, dhe për këtë ju jam mirënjohës për tërë jetën.



Por unë çmimin e madh e kam fituar në momentin që Kiara Tito më ka thënë ”PO”, dhe sot unë i jam shumë mirënjohës, se më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë që ta përshkruaj, më ka dhënë familje, më ka bërë kryefamiljar, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Kështu që faleminderit Kiara Tito”,-thotë Luizi.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER