Mexhiti: Liderët këtë herë nuk do jenë në prapavijë, do marrim përgjegjësi!


 


Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në A2CNN bëri të ditur se brenda koalicionit VLEN ka diskutime se si do të pozicionohen, por shtoi se këtë radhë liderët do të marrin përgjegjësi në ekzekutiv, nuk do të rrijnë në Reçicë.




“Është mirë të pritet të kalojnë procedurat, sepse në politikë ndryshojnë gjërat. Ne po bisedojmë brenda koalicionit VLEN se si të pozicionohemi, pra ndryshimi këtë radhë do të jetë që liderët nuk do të rrinë në Reçicë dhe në prapavijë dhe të mirat t’i përfitojnë liderët, ndërsa për gabimet dhe lëshimet të dënohen ministrat apo të zëvendësohen ato me të tjerë. Sepse në këtë mënyrë në të kaluarën i kemi ruajtur liderët politik por ka humbur populli shqiptarë. Kësaj radhe liderët do të marrin përgjegjësi, ashtu siç e mori Afrim Gashi kryetar parlamenti, unë dhe z.Taravari besoj se do të jemi në ekzekutiv, ndërsa z.Kasami edhe ashtu është në ekzekutiv lokal pra udhëheq me Komunën e Tetovës”, tha kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në A2CNN.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER