Mickoski takohet nesër me liderët e VLEN-it! Fillojnë negociatat për “ndarjen e kulaçit”, ja kush cilat poste i dëshiron


 


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nesër do të takohet me liderët e koalicionit VLEN. Mickoski pritet të realizojë takim për të biseduar për formimin e Qeverisë së re. Sipas burimeve partiake, Mickoski ofron 4 ministri, nuk e jep Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Transporti dhe Lidhjeve, kurse liderët e VLEN-it kërkojnë 5 deri në 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit. Pas takimit të nesërm, bisedimet pritet të vazhdojnë në nivel të grupeve të punës.

Burime nga VMRO-DPMNE thonë se VLEN është e interesuar për Ministrinë e Shëndetësisë, që do ta merrte ASH-ja e Taravarit, ndërkaq Izet Mexhiti mund ta lërë funksionin e deputetit dhe të marrë drejtimin e Ministrisë për Sistem Politik, që tani drejtohet nga Artan Grubi. Lëvizja Demokratike e Mexhitit kërkon edhe Drejtorinë e Doganave. Alternativa e Afrim Gashit është e interesuar për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Arsimit, ndërkaq Besa e Bilall Kasamit mund ta marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës. Nga VMRO-DPMNE nuk pritet që ta japin kryeparlamentarin, pasi thonë se ata kanë 58 deputetë, në krahasim me VLEN që ka 13.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER