H. pylori ose Helikobakteri pylori është një baktere e cila shkakton infeksion në stomak. Ky infeksion zakonisht çon në simptoma të ndryshme si të përziera, vjellje, gromësirë, fryrje, gastrit dhe dhimbje stomaku. Kjo baktere shkakton inflamacion kronik që mund të pengojë funksionin e sistemit të tretjes dhe traktit gastrointestinal dhe të çojë në ankth të stomakut. Vlerësohet se bakteria Helikobakter pylori prekë 66% të popullsisë botërore. Përqindja është edhe më e lartë në vendet në zhvillim, ku H. Pylori prekë më shumë se 80% të të rriturve dhe 10% të fëmijëve. Nëse helikobakteri “lulëzon” në trupin tuaj, keni 6 herë më shumë gjasa që të zhvilloni kancer në stomak. Ky bakter mund të çojë edhe në probleme serioze të tretjes, si gastrit dhe ulcera peptike, transmeton pergatit.com. Kur është fjala për trajtimin e këtij infeksioni, shumica e njerëzve mbështeten tek trajtimet kontroverse. Duhet ta dini se këto trajtime, në shumicën e rasteve, nuk eliminojnë bakteren tërësisht, mund të n...
Sëmundja koronare e zemrës është kur arteriet që furnizojnë me gjak të pasur me oksigjen muskulin e zemrës ngushtohen nga një grumbullim i materialit yndyror – një proces i njohur si ateroskleroza. Kur furnizimi me gjak në zemër bllokohet, ndodh një sulm në zemër. Gjatë një sulmi në zemër , Johns Hopkins Medicine shpjegoi se qelizat e muskujve brenda organit “fillojnë të vdesin”. Brenda tridhjetë minutave pasi muskuli i zemrës ka mungesë oksigjeni, mund të ndodhë dëmtim i pakthyeshëm. A keni sëmundje koronare të zemrës? Një shenjë paralajmëruese e sëmundjes së zemrës, sipas WebMD, është të keni një “skuqje me gunga të verdha-portokalli” në gishtat tuaj. Ky është tregues i “niveleve jashtëzakonisht të larta të triglicerideve” që mund të shkaktojnë një shpërthim rreth nyjave. “Shumë nga këto yndyra në gjakun tuaj mund të luajnë një rol në forcimin e arterieve tuaja”, shpjegoi WebMD. Një tregues tjetër i mundshëm i sëmundjes së zemrës mund të shihet në thonjtë tuaj. Nëse nuk i keni ...
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mirëpo në këtë epokë moderne, ka edhe aplikacione celulare që matin rrahjet e zemrës me anë të gjurmës së gishtit Megjithatë, jo të gjithë e dinë se cila është vlera normale, sepse rrahjet normale të zemrës ndryshojnë nga personi në person, ndërsa diapazoni normal për të rriturit është 60 deri në 100 rrahje në minutë, transmeton Telegrafi. Le t’ia nisim nga fillimi. Ritmi i zemrës nuk është një vlerë konstante dhe ndryshon nga personi në person për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Disa prej tyre janë: mosha, pirja e duhanit, sëmundjet kardiovaskulare, kolesterina e lartë, diabeti, medikamentet, temperatura, pozicioni i trupit dhe aktivitetet me të cilat merren njerëzit. Dihet se zemra fëmijëve u rrah më shpejt, ndërsa atletëve më ngadalë, krahasuar me mesataren e të rriturve. Për fëmijët që merren me sport, rrahjet normale të zemrës në pushim mund të jenë vetëm 40 deri në 50 rrahje në minutë. Te fëmijët, disa ndryshime n...