Njëri me 10 e tjetri 9 vjet burgim dënohen të miturit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, më 14 janar.
Dy të miturit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.
Familja Fejzullahu dhe avokati i tyre kanë bërë të ditur se do ta apelojnë këtë vendim.
Kujtojmë se Lulzim Fejzullahu u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht, në Podujevë, kurse, pas gjashtë ditësh, vdiq në QKUK.
Lajmi në përditësim…
