Siljanovska betohet si presidente dhe e quan vendin “Maqedoni”, revoltohet ambasadorja greke dhe braktis ceremoninë


 


Gjatë mesditës së sotme, Gordana Siljanovska është vënë zyrtarisht në krye të Presidencës së Maqedonisë së Veriut.


Silianovska ka bërë betimin në një seancë të posaçme të Kuvendit, ku gjatë këtij akti ajo e quajti vendin “Maqedonia”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e recitoi kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, duke i bërë thirrje Siljanovskës që ta përsërisë atë, vendi u referua si ” Maqedonia e Veriut “.


Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou , e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, u largua në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit gjatë kohës së saj të betimit i referohej vendit si “Maqedonia” duke shkelur Marrëveshjen e Prespës .

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER