Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime


 


Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime, ku vajza raportohet se ka ther babin e saj me thikë pas një mosmarrëveshje.

Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40.




Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i ka thënë telegrafit se pas një mosmarrëveshje dy persona  kanë marrë  lëndime te lehta trupore , ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreh-thikë nga vajza e tij.

“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë Veseli.



Ndërkaq në raportin 24 orësh policia kishte njoftuar se është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER