I arrestuari në Rashkë spiunoi për Serbinë tek autoritetet e Kosovës për 500 euro




 I arrestuari në Rashkë, Dragan Aksentijeviq, thuhet se u raportoi autoriteteve kosovare të inteligjencës, mbi zhvillimet serbe, për një shumë parashë prej 500 eurosh për punë 15 ditëshe, apo deri në një muaj.




Alo, përmend se Aksentijeviq dhe Vukashinoviq dyshohen se me urdhër të drejtpërdrejtë të anëtarëve të strukturave të inteligjencës shqiptare, Rr. P., B. Sh., F. Xh. dhe F. G., kanë fotografuar dhe incizuar fshehurazi bazat ushtarake dhe policore serbe pranë vijës administrative, si dhe aktivitetet e anëtarëve të strukturave të sigurisë së Serbisë.

Të dhënat dhe fotot e mbledhura si dhe videot i janë përcjellë të lartpërmendurit P. në Prishtinë, për të cilën Alo thotë se ata morën 500 euro për 15 deri në një muaj si kompensim.




Madje sipas Alo, ata morën dhuratë një telefon cilësor, me opsione të avancuara për të bërë foto dhe për zmadhimin e fotove dhe ka të dhëna serioze se çmimi kryesor i tyre ka qenë lënda narkotike, kryesisht kokaina, të cilën e kanë konsumuar në shoqërinë e miqve të tyre.

‘’Përveç kësaj, sipas informacioneve të marra nga Alo! erdhën ekskluzivisht, ata fotografuan edhe ish-pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Serbe, të cilët sipas njohurive të tyre dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktet e armatosura në Kosovë në fund të viteve të 90-ta, dhe të cilët aktualisht janë në pension dhe jetojnë në zonën e Leposaviqit apo në veri të Kosovës’’.

Në gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq veçanërisht ka intensifikuar aktivitetet e natyrës inteligjente dhe subversive me mikun e tij të vjetër Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi.

‘’Që të dy, me urdhër të drejtpërdrejtë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe Policisë së Kosovës kanë vepruar në zonën e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit’’.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER