“Mbaron telenovela disa vjeçare” – Mbappe zyrtarisht lojtari më i ri i Real Madridit


 Merr fund drama disa vjeçare, Kylian Mbappe tashmë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Real Madridit.




Këtë e ka bërë të ditur vet klubi madrilen, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Los Blancos” kanë njoftuar se sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029.



Mbappe kishte qenë pranë nënshkrimit me Real Madridin edhe në vitin 2022, por në momentet e fundit kishte vendosur për rinovimin me PSG-në.

25-vjeçari tek Real Madridi transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me skuadrën nga kryeqyteti francez do të skadojë në fund të muajit qershor.

Mbappe pritet të fitojë një pagë prej 15 milionë eurove në vit, teksa Real Madridi do të paguajë një shumë prej 100 milionë euro si bonus.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER