Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë


 


Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët lidhur me identifikimin e një personi të dyshuar për lëndim të lehtë trupor.

Me anë të një komunikate të lëshuar në ‘Facebook’, ata kanë publikuar fotografinë e të dyshuarit, ndonëse të turbullt, për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”, njofton policia.



“Andaj, lusim ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në:

– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, apelon policia.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER