Varrosen nënë e bijë që humben jetën në aksident trafiku, familja e fal gjakun në prani të hoxhallarëve (Foto)



 Iu është dhënë lamtumira e fundit 42-vjeçares dhe vajzës së saj 3-vjeçare të cilat humbën jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Dragash-Zhur.




Shumë qytetarë nga vende të ndryshme morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ku të pranishëm ishin edhe familjar të personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin, transmeton IndeksOnline.


Familjarët e viktimave e kanë falur gjakun në prani të hoxhallarëve dhe personave që morën pjesë në varrim.



Ndërsa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të qëndroi i shtrirë burri që pësoi lëndime. Atë mbrëmë e vizitoi ne spital edhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini./IndeksOnline/

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER