Zyrtari policor shkakton vetaksident nga pakujdesia në Llukar të Prishtinës, pëson lëndime të rënda

null
 

Mbi 70 aksidente trafiku kanë ndodhur në vendin tonë vetëm gjatë ditës së premte. Në të shumtën e rasteve, aksidentet po shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Kështu ndodhi edhe në fshatin Llukar, ku i dyshuar është një polic, raporton Sinjali.



Siç ka mësuar Sinjali, zyrtari policor Devoll Oseku, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij në fshatin Llukar të Prishtinës, nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.

Për pasojë, përveç dëmeve materiale, Oseku ka pësuar lëndime të rënda trupore.



Polici i dyshuar për këtë aksident është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER