Arratisja e dyshimi për vr.asjen e policit serb nga Faton Hajrizi – deklarohet Kurti


 


Faton Hajrizi, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës – po dyshohet edhe për vr.asjen e një polici serb. Për këtë është deklaruar edhe kryeministrit, Albin Kurti.



Kurti kërkoi nga qytetarët që t’i referohen njoftimeve të autoriteteve.

“Kam marrë informacionet edhe nga mediat edhe nga organet tona të rendit e të sigurisë. Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës japin qëndrimet e qarta të shtetit tonë dhe unë ftoj të gjithë qytetarët që t’i ndjekin ato me vëmendje nga ora në orë”, tha Kurti në RTK.




Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast.

MPJD ka apeluar te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER