Arianit Koci arrin të vendi ku u vra Faton Hajrizi, kjo është deklarata e tij e parë
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se e ka identifikuar vendin se ku po e mbajnë autoritetet e Serbisë trupin e pajetë të Faton Hajrizit.
Ai për Telegrafin ka treguar se është në Serbi dhe nuk është i shoqëruar nga askush.
E kam gjetur vendin se ku po mbahet trupi. Nuk jam i shoqëruar me askënd”, ka thënë shkurt Koci.
Ndërkaq, avokati, Arianit Koci është i autorizuar si përfaqësues i familjes së Faton Hajrizit për të tërhequr trupin e pajetë të të ndjerit, Faton Hajrizi.

