Në Serbi edhe sot po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin për vrasjen e policit serb

 Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në vazhdim. Të shtënat kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në bregun e majtë dhe të djathtë të Drinit po kontrollohen dhe në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë.



Në bregun e majtë dhe të djathtë të Drinit po kontrollohen, pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit. Në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë.

Të shtënat kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se informacionet për deklaratën e supozuar të Antan Hajrizit se vëllai i tij i ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij tashmë kishte ardhur në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë.



Daçiq ka thënë se ka qenë sulm terrorist, andaj rastin është duke e marrë përsipër Prokuroria për Krim të Organizuar, sepse ka qenë sulm ndaj një polici në detyrë.

Një i dyshuar është arrestuar në Bijelinë për transportimin e sulmuesve nga Presheva në Loznicë.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER