Parashikimi i motit për sot, me diell dhe shumë nxehtë


 



Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, pra do të vazhdojë vala e fuqishme e nxehtësisë verore pa ndonjë ndryshim, megjithatë pasdite në disa vise kryesisht malore do të ketë zhvillime të vranësira të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në veriperëndim dhe juglindje të vendit.




Në zonat urbane vështirë që mund të ketë ndonjë rrebesh, por mund të ketë ndonjë përjashtim. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius.



Ne Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe zhvillime në disa zona të izoluara kodrinore-malore të ndonjë stuhie afatshkurtër me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Temperatura maksimale pak mbi 40 gradë Ceslius. Në zonat e pakta me rrebeshe ulje të ndjeshme afatshkurtra të temperaturave.

Rrebeshe parashihen të izoluara në lindje të Shqipërisë, ndoshta edhe në veri, qendër dhe juglindje, pastaj diku në perëndim të Maqedonisë së Veriut


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER