Pas grurit, në ara me lulediell, Kurti te fermeri që Ministria i dha subvencion: Të lumtur që kemi kujt t’i ndihmojmë


 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot fshatin Zllatar të Komunës së Ferizajt, për të parë nga afër tokën e mbjellur me luledielli të fermerit Shukri Sallahu.

 Kurti ka shkruar se fermeri Sallahu sivjet ka mbjellur 53 hektarë, 23 më shumë se vitin e kaluar.




Vitin e kaluar i kishte mbjellur 30 hektarë ndërsa në këtë vit 53 hektarë. Vitin e kaluar kishim subvencionuar gjithsej 280 hektarë me luledielli ndërkaq sivjet kemi pranuar aplikime për subvencione për 1100 hektarë. Sa më e madhe mbështetja aq më të mëdha të mbjellat dhe aq më e lartë siguria e fermerëve në punën e tyre”, ka shkruar kryeministri.

Ai tutje ka thënë se ushqimi në tryeza duhet të jetë nga toka e Kosovës nga të gjitha kulturat bujqësore që mund të kultivohen.




Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER