Policia identifikon të dyshuarin për hedhjen e eksplozivit tek Ujmani, bastis një shtëpi


 


Pas shpërthimit të sotëm në afërsi te Liqenit të Ujmanit, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje në Veri të Mitrovicës.

Në vazhdën e hetimeve, Policia ka identifikuar personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit në drejtim të veturave të shqiptarëve, shkruan Gazeta Insajderi.




Pas identifikimit policia ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Insajderin se gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë.

“Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e zubin potokut”, ka thënë ai.

Tutje, Elshani  bëri të ditur se ende nuk kanë persona të arrestuar.

“Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, u shpreh ai.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER