Shkup: Polici e harron qenin zyrtar në veturë, ng0rdh nga i nxehti…



 Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në MPB ka bërë kallëzim penal kundër D. M., punonjës policie në pozitën udhërrëfyes i qenve të shërbimit, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën e “vr.asjes dhe tortu.rimit të kafshëve”, sipas nenit 233 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2024, nga ora 10:00 deri në ora 12:30 në zonën e Qendrës në Shkup, pas kryerjes së detyrave të punës, e ka vendosur qenin e shërbimit në pjesën e pasme të veturës zyrtare “Dacia”. Qeni ka qenë racë “bari belg”, kurse policia ka parkuar automjetin me motor dhe kondicioner të fikur dhe ventilim të ndezur dhe ka lënë mjetin të parkuar për një orë e gjysmë, raporton portali Lideri.mk. Pas kthimit, ai ka vërejtur se qeni ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe e ka dërguar në stacionin veterinar ku është konstatuar se qeni tashmë kishte ngordhur. Pas autopsisë së kryer nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u konstatua se shkak i vdekjes së qenit ishte m bytja e shkaktuar nga goditjet nga nxehtësia, njoftoi MPB.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në përputhje me kompetencat e tij ndaj punonjësit të policisë D.M. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER