Tenton t’i vihet zjarri ëmbëltores në veri ku Sveçla e çoi Bahtirin për limonadë




 Ëmbëltorja “SAR” në veri të Mitrovicës ka qenë cak i një tentimi të zjarrvënieje në orët e para të së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.




Elshani bëri të ditur se nga ky tentim për zjarrvvënie janë shkaktuar dëme të vogla materiale ndërsa të dyshuar nuk ka për momentin.

“Rreth ores 03.30 ka pas tentim zjarrëvënie në Mitrovica Veri. Dëme të vogla materiale janë shkaktu. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.

Sipas disa raportimeve, bëhet fjalë për të njëjtën pastiqeri ku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkoi me ministrin Elbert Krasniqi dhe ish-kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për limonadë.



Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER