Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid – 9 persona përfundojnë në spital


 Nëntë persona janë lënduar nga një sulm me acid në një kafene në qytetin Bochum në perëndim të Gjermanisë, shkruan CNN.

“Një burrë ka hyrë në kafene rreth orës 15:25 dhe derdhi një lëng acid mbi një mysafir të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme duke e lënë viktimën të lënduar rëndë”, tha policia lokale në njoftimin për shtyp.
Një grua e ulur në tavolinë me të dhe një kamariere u lënduan gjithashtu, transmeton Telegrafi.

Gjatë operacionit, katër policë dhe dy zjarrfikës që ranë në kontakt me lëngun gjithashtu pësuan lëndime, tha policia.

Autori fillimisht është arratisur, por është arrestuar pak më pas në afërsi.

Motivi i ngjarjes është ende i paqartë. Një hetim policor është duke vazhduar.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER