Vdes ish-luftëtari i UÇK-së
Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Shala.
Lajmin ka bërë të ditur deputetit i PDK-së, Ferat Shala, i cili është edhe djali i axhës së ish-luftëtarit, që ndërroi jetë sot.
Tutje shala ka njoftuar se për varrimin dhe ceremonitë e tjera do të njoftoheni me kohë.
Postimi i plotë:
Miq, familjar, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendas,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se djali i axhës dhe bashkëluftëtari i orëve të para, Naim Shala, papritmas na la.
Naim, e kam të pamundur të pajtohem me faktin që na le. Dhimbja e humbjes tënde do të mbetet përgjithmonë në shpirtin tim.
Për varrimin dhe ceremonitë e tjera do të ju njoftojmë me kohë.

