Digjet një veturë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit


 


Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së enjtes në autostradë, pranë Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.





“Sot, më datë 08.08.2024, rreth orës 18:45, është raportuar për një incident zjarri në autostradë, pranë daljes Prizren Jug, ku një veturë ka marrë flakë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale”, ka thënë ai.

Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt në vendngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER