Dogana e Maqedonisë do të përforcojë kontrollet dhe praninë në Aeroportin e Shkupit




  Avancimi i proceseve të zhdoganimit përmes përmirësimit të analizës së riskut me qëllim të të hyrave më të mëdha në buxhet, pranisë më të madhe të doganierëve në përzgjedhjen e dërgesave të dyshimta, si dhe përmirësimit të ndërgjegjësimit të qytetarëve për deklarimin e mallrave në hyrje dhe dalje nga vendi.




Këto ishin konkluzionet thelbësore nga takimi i sotëm i drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.

“Prioriteti im kryesor është lufta e ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe ndryshimi i ndërgjegjësimit të doganierëve. Kjo është një përpjekje ekipore dhe së bashku duhet të luftojmë së bashku për t’i çuar gjërat përpara.



Çdo doganier duhet të ndërgjegjësohet se çdo ditë vjen në punë për të dhënë rezultate konkrete që do të jenë të dukshme përmes të hyrave më të larta në buxhet dhe për të parandaluar krimin”, tha Nikollovski.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER