FC Shkupi bëhet me sponsor të ri




 FC Shkupi sot përmes një konference për media ka prezantuar sponsorin e ri gjeneral. Bëhet fjalë për një kompani nga Qipro që merret me biznese hotelerie me emrin “Pasha Group”.

Kryetari i klubit të Çairit, Olgun Aydin, së bashku me një përfaqësues nga sponsori i ri gjeneral konfirmuan bashkëpunimin e tyre, duke thënë se Shkupin e presin ditë të mira.



“Dua të falënderoj kompaninë “Pasha” për fillimin e bashkëpunimit të ri. Ky sponsorizim është një hap i madh për ne dhe për futbollin në Maqedoni dhe është një nga sponsorët më të mëdhenj që hyn në Maqedoni tek një klub. Gjithashtu, ne planifikojmë të punojmë për një projekt të ri së bashku me ta, në mbështetjen e shtetit”, ka thënë Olgun Aydin.




Sponsor i ri i Shkupit, kompania “Pasha Group”, është edhe sponsor i disa klubeve të mëdha turke si Fenerbahçe, Beshiktash, Trabzonspor, Goztepe, Konya, Antalia dhe të tjera.

Shkupi sezonin e kaluar garues e mbylli në vendin e tretë. Megjithatë, deri në momentin e fundit  skuadra nga Çairi ishte në garë për titull, teksa me të njejtat ambicie Shkupi hyn edhe në sezonin e ri që do të nis këtë fundjavë.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER