Frekuencë e rritur e automjeteve në Tabanoc për hyrje dhe Bogorodicë për dalje nga shteti pa ndalesa më të gjata




  Në VK Tabanoc për hyrje dhe VL Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të rritur të automjeteve, gjë që është karakteristike për periudhën verore, por njëjtë si dhe në vendkalimet tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM.



Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER