Gruaja nga Tetova humb jettën në Beograd pas një aksid/enti




 Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, afër qytetit të Mihajllovacit, afër Smederevës, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Vetura me targa zvicerane, në të cilën ndodhej një familje nga Tetova gjegjësisht nga Radiovca, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga. Gruaja që ndodhej në sediljen e pasagjerit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Pas aksidentit, është arrestuar burri i saj i cili drejtonte veturën, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në Prokurorinë Themelore në Smederevë. Fatmirësusht fëmija në sediljen e pasme ishte i padëmtuar.




Fëmija është nën kujdestari të përkohshme të Qendrës për punë sociale në Smederevë.

Siç bëhet e ditur, familja është nga fashti Radiovcë – Tetovë dhe jeton në Zvicër, mosha e tyre është rrth 30-tave.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER