“Broja është jashtë, Uzuni vjen në vend të tij” – Sylvinho flet për ndryshimet dhe kthimin e sulmuesit që mbeti jashtë Euro 2024


 


Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur të hënën zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Përzgjedhësi Sylvinho ka bërë ndryshim në listë në ditën e parë të grumbullimit. Në vend të Armando Brojës, Sylvinho ka ftuar Myrto Uzunin.

Uzuni mbeti jashtë Evropianit, ndërsa nuk u përfshi as në listën e parë për dy ndeshjet e këtij muaji. Por pasi Broja ka probleme fizike, Uzuni e zë vendin e tij.



“Pikë së pari, Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund dhe edhe dje ishim në kontakt me Evertonin, stafin, të gjithë ata. Ai kishte një problem me tendinin e Akilit, ka nisur përgatitjen, por ne e dimë që është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë, kemi bërë ftesën për Uzunin, që nesër mund të jetë me ne”, deklaroi fillimisht Sylvinho.

Tutje, braziliani ka shpjeguar se si e sheh Uzunin te Shqipëria dhe pozicionin që ai do të luaj.

“Uzuni ka ardhur te ne si anësor sulmi, ka luajtur në Varshavë, ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë, por ai ka një vit e gjysmë me Granadën si një sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues, e kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre”, nënvizoi Slvinho.



Shqipëria më 7 shtator në Pragë luan ndaj Ukrainës. Më 10 shtator e pret Gjeorgjinë në Tiranë. Ndeshjet i takojnë Grupin 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER