I bllokuan makinën dhe i morën patentën, Hati ironizon me policinë
Ditën e djeshme, çifti i njohur nga TikTok, Jashar dhe Hatixhe Brika, u përfshinë në një incident me policinë rrugore, pasi u kapën duke tejkaluar normat e lejuara të shpejtësisë.
Si pasojë, policia ka sekuestruar mjetin e tyre luksoz dhe u ka vendosur një gjobë për shkeljet e rregullave të qarkullimit. Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, duke u bërë një temë e nxehtë diskutimi.
Menjëherë pas ngjarjes, Hatixhe Brika, e njohur më së shumti si “Hati” nga ndjekësit e saj të shumtë në TikTok, reagoi në mënyrë ironike përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thumbuar autoritetet dhe mënyrën e tyre të ndërhyrjes.
Por Hati nuk u ndal me kaq. Në një tjetër postim, ajo u pa në një sallon makinash luksoze, duke shfletuar modele të reja, duke i shtuar një tjetër dimension situatës. “Jemi që jemi, po shikojmë për makinën e radhës,” shkruan ajo në mbishkrimin e videos, duke bërë shaka se ndoshta kjo ishte koha për një përmirësim të makinës së tyre pas sekuestrimit.
Shiko foton:


