Konflikti mes Capave dhe Sekiraqëve, lirohet nga Kardiokirurgjia njëri nga të dyshuarit e plagosur
‘Beteja’ e vazhdueshme mes grupeve Sekiraqa dhe Capat, mbrëmjen e një shtatorit la një person të vdekur, ndërsa pesë të tjerë të plagosur.
Të plagosurit u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njëri prej tyre ishte transferuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Korab Gashi, familjar i të vrarit Premtim Gashi, i cili po trajtohej në Klinikën e Kardiokirurgjisë, sot është liruar nga spitali dhe është dërguar në paraburgim.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi.
Lidhur me rastin, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Korab Gashit, dhe katër të dyshuarve tjerë të plagosur, Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.
Përleshja mes dy familjeve të njohura kishte tronditur kryeqytetin, ndërsa rasti ishte iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.
