Aksidenti tragjik| Pamje ekskluzive nga momenti kur ekipet e shpëtimit kërkojnë të aksidentuarit në Badoc




 Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë. 

Vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badoci




Kanal 10 ka siguruar pamje nga momenti kur ekipet e shpëtimit, gjatë mbrëmjes të së shtunës, po kërkonin për trupat e viktimave të këtij aksidenti.



Ndryshe, lajmin për Gazetën 10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.



Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka thënë ajo.


“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti për Gazetën 10.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER