Digjet një ndërtesë në Çair, evakuohen 100 banorë


 


Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ndërtesë në lagjen Çair të Shkupit. Sipas informacioneve, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë në klinikat e Shkupit për shkak të thithjes së tymit. 

 
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren, ndërsa gjatë ditës priten të evakuohen rreth 100 persona. Një prej zjarrfikësve që ka intervenuar për shkak të thithjes së tymit është dërguar në toksikologji. 
 
“Janë evakuuar banorët, nuk e kam evidencën e saktë por me ndihmën e shkallëve janë evakuuar diku 60 banorë të ndërtesës, ndërsa të tjerët janë evakuuar përmes hyrjes. Intervenimi ishte shumë i vështirë dhe tymi është përfshirë në tërë objektin dhe pengonte intervenimin edhe pse ndërtesa ka tre hyrje.  Kishte fëmijë të  vegjël, persona me invaliditet, më duhet të potencoj se kolegët  u angazhuan maksimalisht dhe patëm sukses që ti evakuojmë të gjithë.” Tha një zjarrfikës. 
 

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER