Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore




 Pak pas përurimit të xhamisë së madhe të Namazgjasë, ku shiritin e prenë presidenti turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama, është kënduar edhe ezani i parë pas ceremonisë.

Ka qenë imami Ahmed Kalaja ai që publikoi në rrjetin social Facebook edhe një video nga ky moment, që zgjat 5 minuta dhe ku shfaqen edhe pamje të veçanta nga brenda xhamisë së madhe.

Bie në sy madhësia e saj dhe arkitektura e veçantë. Muralet me motive të besimit fetar dhe historike, punimet artizanale mjeshtërore dhe ngjyra e bardhë që mbizotëron në tavane. Kubeja (Kulmi), harqet artistiko-arkitekturore, larjet e arta dhe deri te lampadarët e mëdhenj.
Po kështu edhe numri i lartë i besimtarëve që ndodheshin si për të parë këtë xhami, por edhe për t’u falur.


video


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER