Një 15-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën, në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të qytetit




 Një djalë 15-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën dje në mbrëmje në një aksident të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë.

Me plagë të rënda ka përfunduar drejtuesi i motoçikletës me të cilën po udhëtonin.

Aksidenti ka ndodhur pasi një automjet BMW i ka goditur në lagjen Karposh.

Me datën 03.10.2024 rreth orës 21.40 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, në vendbanimin Karposh – Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të pasagjerëve BMW me targa të Shqipëriaë, e drejtuar nga I.B.(37) nga Shkupi dhe një motoçikletë “Yamaha” e drejtuar nga një i mitur nga Kumanova, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.

Siç shton policia, nga lëndimet e marra në aksident, në vend ka ndërruar jetë një pasagjer 15-vjeçar i motoçikletës nga Kumanova, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. /tvklan.mk/

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER