Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë, policia jep detaje
Dy persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman në QKUK, kështu ka bërë të ditur për Gazetën 10, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Borovci.
VIDEO

