Pamje të të dyshuarit që theri me thikë katër persona në Ferizaj në vendin e krimit


 


Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj.



Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.

Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40 në rrugët “Enver

 Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.



Tre prej të plagosurve pasi janë trajtuar fillimisht në Emergjencë në Ferizaj janë sjellë në QKUK.

Në pamjet e siguruara shihet i dyshuari në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, aty ku kreu një pjesë të krimit.




Sipas Policisë, i dyshuari që është arrestuar është E.S. rreth 59-vjeçar.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, i cili, sipas tij, ka penguar zgjerimin e krimit.


Aliu u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER