Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën 44-vjeçari shqiptar


 


Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali.




Raportohet se bëhet fjalë 44-vjeçarin Eduard Shaka, i cili u përfshi në një aksident të rëndë teksa drejtonte automjetin e tij Fiat Punto, ku u përplas “kokë më kokë” me një mjet tip Golf që po vinte nga ana e kundërt, i drejtuar nga një shtetas italian.


Sipas raportimeve të mediave italiane, 44-vjeçari nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe trupi i tij u gjet jashtë makinës.




Shaka, i lindur në Durrës, jetonte në Itali që prej vitit 2010.

Shtetasi italian, një 53-vjeçar nga Carbonera, ka marrë dëmtime të lehta nga aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në komunën Spesiano, në provincën Treviso, në verilindje të Italisë.


Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER