Energjia elektrike do të shtrenjtohet më së shumti 1%




 Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se çmimi i energjisë elektrike do të rritet më së shumti për 1% nga fillimi i vitit 2025.




Përllogaritjet tregojnë se çmimet e shërbimeve të “Elektrodistribucionit” do të ulen për 5.52%, ndërsa çmimi për përçim nëpërmjet MEPSO do të rritet për 5,67%. Shtesë, çmimi i operatorit në tregun për energji elektrike (MEMO) do të rritet për 19,8%.
Sot i prezantuam përllogaritjet tona, pra elementet që marrin pjesë me rreth 38% në çmimin përfundimtar,“ deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. Ai shtoi se tarifa e rrjetit, e cila është një pjesë e rëndësishme e kostove, do të ulet me 7%.
Këto ndryshime synojnë të sigurojnë një ekuilibër mes komponentëve të ndryshëm të sistemit elektroenergjetik dhe të minimizojnë ndikimin te qytetarët. 

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER