24 të lënduar nga mjetet piroteknike gjatë natës së Vitit të Ri: Pacienti nga Prizreni në gjendje më të rëndë


 



Shefi i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku ka deklaruar se 24 raste janë të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike vetëm gjatë natës së vitit të ri.

“Deri tani kemi 24 raste të lajmëruara, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni dhe është duke u trajtuar ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët kryesisht janë në ekstremitete të lënduar “, deklaroi ai.

Çitaku tha se janë shtatë-tetë raste që janë ndalur në Prizren për trajtim.

“Gjendje shumë e rëndë dhe është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka. Ai fatkeqësisht është gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren. Lëndimet kanë qenë të mëdha praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, të kokës dhe fytyrës”, shtoi ai.

Rasti i Prizrenit ishte më i rëndi i natës së ndërrimit të moteve.

Dyshohet se në një pikë të shitjes së fishekzjarreve, ato eksploduan aksidentalisht, dhe zjarri kaploi banesa e vetura në afërsi.

Nacionale publikoi edhe pamjet nga ky incident.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER