Babai i Loredanës për Jozin “Ai të ka vendosur një perde, s’duhej të arrije deri në atë pikë”


 


Babai i Loredanës ishte këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë surprizë vajzës së tij.

Por ndërsa i tha se është krenar dhe i kënaqur për të, ai tha se nuk është dakord për lidhjen e saj me Jozin, duke i thënë se është afruar shumë.

“Je afruar shumë me Jozin, erdhe për programin tënd, je vajzë shumë e mirë, shumë e rritur, më bëhet qejfi që t’i të ecësh në rrugën tende dhe jo të ndikohesh nga dikush tjetër që nuk e di a është apo jo për ty. Po të jetë për mirë, keni kohë që të njiheni me njëri tjetrin, por për këtu ti erdhe të bësh programin tënd dhe këtë të bësh”, i tha ai.

“Unë rrugëtimin tim do e bëj, por ai është bërë pjesë e saj”, i tha Loredana.





“Nuk duhet të kishe arritur deri në pikë. Ti e di që unë s’të ndaloj, por ty të ka mbuluar, të ka vënë një perde por ti nuk e kupton. Megjithatë forca, se ti do i a dalësh, me një cik distancë siç të takon. Të bësh lojën tënde”, i tha babai Loredanës.

“Do t’i mbajë vëth në vesh këto”, tha ajo.

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER