Dogana e Maqedonisë konfiskon goma, mjete piroteknike dhe tableta


 



Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ekipi lëvizës i tyre ka konfiskuar goma të përdorura për vetura të cilat kanë qenë të destinuara për në Maqedoninë e Veriut.

Siç bëjnë të ditur nga Dogana e Maqedonisë një pjesë e mallit është konfiskuar për shkak se nuk kanë pasur deklaratë doganore.

“Ekipi ka sekuestruar goma të përdorura, destinuar për importues nga Shkupi, pasi është konstatuar se një pjesë e mallit nuk është e mbuluar me deklaratën doganore”, thonë nga Dogana e Maqedonisë së Veriut.




Nga Dogana gjithashtu njoftojnë se në pikën kufitare “Belanoc” kanë konfiskuar 2.108 copë mjete piroteknike, si dhe 1.100 tableta (REQUIP XL од 2mg, NEXIUM од 40mg, GALVUS Met од 50 mg, JARDIANCE од 25 mg).

Popular posts from this blog

Vetëm kështu mund të largohet helikobakteri nga trupi

Sulmi në zemër: Shenjat paralajmëruese në duart tuaja që tregojnë se jeni në rrezik

Cili është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë për çdo moshë

SHIKO ME SHUME

ADSKEEPER